Bundesliga/ Dortmundi ngec në transfertë me Augsburg, rritet diferenca me Bayernin

Bundesliga/ Dortmundi ngec në transfertë me Augsburg, rritet diferenca me Bayernin

21:25, 27/02/2022

Pas eliminimit nga Europa League, Borussia Dortmund gabon edhe në kampionat.

Verdhezinjtë nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 në fushën e Augsburg, dhe tani Bayerni kryesues ndodhet 8 pikë larg.

Pikë e mirë për vendasit, të cilët po luftojnë për të qëndruar në Bundesligë edhe sezonin e ardhshëm.

Thorgan Hazard dhuroi “show” në minutën e 35-të, shmangu dy mbrojtës dhe kaloi Dortmundin në avantazh.

Augsburg tentoi barazimin në pjesën e dytë, duke e gjetur atë 12 minuta përpara fundit të ndeshjes.

Kundërsulm i shpejtë i vendasve dhe gol me kokë i Noah-Joel Sarenren-Bazee, i cili nisi festën me shokët e skuadrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco