Chelsea-Liverpool/ Finale dramatike, 22 penallti përcaktojnë fituesin e Kupës së Ligës

Chelsea-Liverpool/ Finale dramatike, 22 penallti përcaktojnë fituesin e Kupës së Ligës

20:37, 27/02/2022

Finalja e Kupës së Ligës mes Chelseat dhe Liverpoolit ishte emocionuese deri në momentet e fundit.

U desh goditja e penalltive që të shpallej fituesi i trofeut, me  Liverpoolin  që doli i buzëqeshur nga kjo përballje.

Chelsea dominoi në pjesën më të madhe të ndeshjes, ku pati një mori rastesh për të shënuar, por sulmuesit nuk u treguan të saktë.

Në pjesën e dytë skuadrat u ndezën me Liverpoolin që kaloi në avantazh me mesfushorin Matip.

Megjithatë festa ishte e shkurtër pasi VAR-i e anuloi golin për pozicion jashtë loje.

Koha e rregullt përfundoi pa gola dhe u luajt koha shtesë. Në minutën e 110-të Havertz realizoi për Chelsean, por përsëri goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Asnjë fitues dhe si përfundim skuadrat iu drejtuan “ruletës” së penalltive.

Nga goditja e 11-metërshave,  lojtarët e Liverpulit u treguan më të saktë.

Goditjet shkuan deri te portierët, me “gardianin” e Chelseat, Kepa, që e çoi topin jashtë portës, duke i dhuruar trofeun ekipit të Jurgen Klopp.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco