Kampionati i femrave/ Nuk ka surpriza nga pretendentet për titull, Murlani fiton derbin shkodran

Kampionati i femrave/ Nuk ka surpriza nga pretendentet për titull, Murlani fiton derbin shkodran

20:31, 27/02/2022

Është mbyllur java e 13-të e kampionatit të futbollit të femrave, që i ka zhvilluar ndeshjet e saj të ndara në dy ditë. Të shtunën janë luajtur tre sfida, teksa ditën e sotme është zhvilluar edhe ndeshja e katërt, ndërsa është shtyrë për në një moment të dytë derbi kryeqytetas Kinostudio – Partizani.

Tre pretendentet kryesore për titull, Vllaznia, Apolonia e Tirana kanë marrë fitoret e radhës, teksa spikat fitorja e thellë e Apolonisë në shtëpi 20-0 ndaj Skënderbeut.

Bardhejeshilet ishin dukshëm më të favorizuara në letër, teksa treguan superioritet edhe në këtë sfidë, me 10 gola të shënuar në pjesën e parë dhe 10 në të dytën.

Dominim ka treguar edhe kampionia në fuqi e vendit, Vllaznia, e cila ka triumfuar në sfidën ndaj Tirana AS në shtëpi. 9 gola të realizuar kundrejt 0 të shënuar nga kryeqytetaset, të cilat edhe në këtë sfidë nuk ia dalin të marrin pikë.

Kjo fitore e mban në vendin e parë skuadrën shkodrane, që në këtë sezon nuk numëron asnjë humbje, vetëm një barazim dhe 11 fitore.

Sakaq, edhe Tirana është përgjigjur në apel, me një tjetër fitore, kësaj radhe ndaj Lushnjes. Myzeqaret u mposhtën në kryeqytet me shifrat 7-0, teksa për bardheblutë ky trepikësh do të thotë ende shpresë për të luftuar për vendin e parë. Vishkulli hapi serinë e golave, që në këtë sfidë realizoi tre gola gjithsej, ndërsa shënuan dopietë secila edhe Kodra e Rusi.

Ka një fitues edhe në derbin shkodran. Murlani fitoi ndaj Atletik Club në këtë sfidë të javës së 13-të, duke iu afruar kështu Partizanit të vendit të katërt që do të luajë ndeshjen e saj në një moment të dytë.

Sfida përfundoi me rezultatin 1-2 në favor të Murlanit, që në javën e 14-të do të ketë përballë një rival të vështirë siç është Apolonia.

Ndeshjet e javës së 13-të:

Apolonia 20-0 Skënderbeu

Vllaznia 9-0 Tirana AS

Tirana 7-0 Lushnja

Atletik Club 0-2 Murlani

Kinostudio – Partizani (e shtyrë)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco