VIDEO/ I shënoi Villarrealit, Keidi Bare më i miri në fushë për Espanjolin

VIDEO/ I shënoi Villarrealit, Keidi Bare më i miri në fushë për Espanjolin

18:16, 27/02/2022

Keidi Bare ishte futbollisti më i mirë në fushë për Espanjolin, në duelin ndaj Villarrealit, ku skuadra e tij u mposht me rezultatin 5-1.

Mesfushori shqiptar shënoi golin e nderit në minutën e 65-të, ndërkohë që është vlerësuar me notën 7.2 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”.

Si të mos mjaftonte goli, Bare regjistroi një tjetër statistikë mbresëlënëse, që ka të bëjë me saktësinë në topin e gjatë.

Në 5 topa të gjatë të shërbyer nga fieraku, të gjitha kanë qenë të sakta.

Një tjetër statistikë pozitive është dhe saktësia në pasime, në duelin e sotëm, 88.4 % të pasimeve të Bares kanë qenë të sakta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco