Rrëfimi i ish-trajnerit që fitoi Botërorin 1986 me Argjentinën: Donin të më vrisnin prej Maradonës

Rrëfimi i ish-trajnerit që fitoi Botërorin 1986 me Argjentinën: Donin të më vrisnin prej Maradonës

17:19, 27/02/2022

Karlos Salvador Bilardo është ndër emrat më të famshëm të historisë së futbollit, pasi ishte trajneri që çoi Argjentinën në triumfin e Botërorit të vitit 1986.

Ish-tekniku ka nxjerrë një dokumentar mbi karrierën e tij, ku në një prej episodeve ai tregon një ndodhi me Diego Maradonën.

Bilardo mori drejtimin e Argjentinës pas largimit të Menotit dhe me qëllimin për të bërë mirë në Botërorin e Meksikës.

Gruaja e tij i tha se atë nuk e pëlqenin dhe kështu Bilardo ndërmori një udhëtim në Europë që të fliste me disa prej lojtarëve.

“Në vitin 1983 shkova në Barcelonë dhe i thashë Maradonës që do të ishte ai kapiteni i kombëtares. Kur arrita në Argjentinë e bëra publike vendimin tim, por m’u desh të lija vendin për 10 ditë pasi njerëzit donin të më vrisnin ose të më varnin”, pohoi ish-tekniku.

Përpara Botërorin të 86-ës, Maradona ishte mjaft i kritikuar pas zhgënjimit të Botërorit të 82-shit në Spanjë.

Megjithatë Bilardo besoi tek ai dhe i dha të drejtë pasi Botërori në Meksikë ishte pika më e lavdishme në karrierën e Maradonës, i cili ngriti trofeun si kapiten i Argjentinës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco