Keidi Bare shënon ndaj Villarrealit, por Espanjoli nuk e shmang dot humbjen e thellë

Keidi Bare shënon ndaj Villarrealit, por Espanjoli nuk e shmang dot humbjen e thellë

16:53, 27/02/2022

Villarreali ka triumfuar me rezultatin e thellë 5-1 ndaj Espanyolit, me golin e vetëm që për “bardheblutë” e realizoi mesfushori i kombëtares shqiptare, Keidi Bare.

Vendësit zhbllokuan rezultatin në minutën e 14-të me Pinon, i cili deri në përfundim të ndeshjes realizonte “poker”, duke shënuar më pas në minutën e 20’ dhe të 45+1’ në këtë fraksion loje.

Në pjesën e dytë Villarreali pati sërish dominimin e lojës, me Pinon që realizoi golin e tij të katërt në minutën e 53-të.

I vetmi gol për Espanyolin në këtë përballje u realizua nga Bare në minutën e 65-të.

Megjithatë përballë rezultatit që në minutën e 86’ u thellua edhe më shumë nga Dia, që e çoi 5-1, ai gol i Keidi Bares nuk e lehtësoi aspak dhimbjen e Espanyol në takimin e raundit të 26’të të La Ligës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco