Çfarë fshihet pas vendimit të Abramoviç dhe çfarë do të thotë të heqësh dorë nga drejtimi i Chelseat

Çfarë fshihet pas vendimit të Abramoviç dhe çfarë do të thotë të heqësh dorë nga drejtimi i Chelseat

09:32, 27/02/2022

Përballë sanksioneve të mundshme, miliarderi rus Roman Abramoviç bëri të ditur mbrëmjen e djeshme se po ia linte drejtimin e klubit Fondit të Bamirësisë së Chelsea-s, gjë që befasoi botën e sportit.

Edhe pse ishte e qartë se pushtimi rus i Ukrainës do të prekte edhe Chelsean, i cili drejtohet nga miliarderi Roman Abramovic prej 19 vitesh, jo shumë e prisnin që ai të merrte një vendim të madh kaq shpejt.

Largimi u la të kuptohej edhe nga trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel, i cili tha dje në mëngjes se lufta në Ukrainë ndikoi edhe në gjendjen psikologjike të lojtarëve që nuk mendojnë më për fushën. Disa orë më vonë erdhi vendimi përfundimtar i Abramoviç.

“Gjatë pronësisë sime gati 20-vjeçare të Chelsea-t, gjithmonë e kam parë rolin tim si kujdestar i klubit, puna e të cilit është të sigurojë që ne të jemi aq të suksesshëm sa mund të jemi sot, si dhe të ndërtojmë për të ardhmen, gjithashtu duke luajtur një rol pozitiv në komunitetet tona”, tha Abramovic mbrëmë në një deklaratë për shtyp.

Por ka shumë pikëpyetje mbi të gjithë këtë situatë. Publiku po pyet veten pse miliarderi rus e mori këtë vendim dhe në duart e kujt mbetet Chelsea. Tifozët janë të shqetësuar për të ardhmen e skuadrës që Abramovic e solli dy herë në fronin e Evropës.

Abramovic e mori këtë vendim të rëndësishëm sepse po përballet me sanksione të mundshme dhe sepse vuan presion të madh politik nga publiku për shkak të lidhjeve të tij me Vladimir Putin.

 

 

Por është interesante se kujt i është dhënë drejtimi i Chelseat. Është një organizatë bamirëse e Chelsea, e cila është një kompani teknikisht e ndarë nga klubi.

Megjithatë, ka njerëz që janë të punësuar si tek Chelsea ashtu edhe tek Fondacioni i Bamirësisë Chelsea. Ata janë Presidenti Bruce Buck, Zyrtari Kryesor Financiar Paul Ramos dhe menaxherja e fondacionit Emma Hayes.

Praktikisht, Abramovich mbetet ende “pronari” i klubit përmes Holding Fordstam LTD dhe nëpërmjet tij mund të investojë para në klub nëse nuk preket nga sanksionet e mundshme.

Megjithatë, miliarderi rus nuk kontrollon më menaxhimin dhe vendimmarrjen kur bëhet fjalë për biznesin dhe blerjet e lojtarëve. Vendimet lidhur me fushën e futbollit dhe segmentin sportiv mbeten në dorën e drejtoreshës Marina Granovskaja dhe drejtorit teknik Petar Çeh.

Është e rëndësishme të theksohet se Chelsea nuk është në shitje dhe mbetet në duart e fondacionit bamirës të Chelsea. Megjithatë, askush nuk mund të parashikojë se sa do të zgjasë kjo situatë apo kur Abramovic mund të rikthehet zyrtarisht në krye të klubit të famshëm londinez.

 

 

Abramovic e mori këtë vendim për të mbrojtur klubin. Nëse përballet me sanksione, kjo nuk do të ndikonte te Chelsea dhe klubi mund të funksionojë siç ka bërë deri më sot.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco