Allegri: Kjo fitore ishte e rëndësishme, kemi krijuar një ekip kompakt

Allegri: Kjo fitore ishte e rëndësishme, kemi krijuar një ekip kompakt

22:48, 26/02/2022

Një fitore që e fut Juventusin në garën për titull ajo që “Zonja e Vjetër” mori në transfertë ndaj Empolit. Trajneri Massimiliano Allegri foli për mikrofonin e DAZN pas ndeshjes, ku komentoi takimin, si dhe performancën e disa lojtarëve.

“Ishte e rëndësishme të fitonim, arritëm në kuotën e 50 pikëve dhe pse vinim nga shumë ndeshje të vështira, nga pikëpamja fizike dhe mendore me shumë mungesa. Empoli luan mirë dhe nuk ndalet kurrë. Nuk kishim forcë për të çuar rezultatin në 4-1, por ditëm të vuanim”.

VLAHOVIC-  “Ai hyri mirë në ndeshje, dinte të punonte në zhvillimin e lojës, jam i kënaqur me të dhe gjithë ekipin. Bonucci kishte një shqetësim, De Sciglio ishte në pankinë, por nuk ishte stërvitur për tre ditë. Me këtë karakter, është e vështirë të mposhtemi”.

EKIPI- “Në fillim të sezonit morëm shumë goditje, tani ekipi është kompakt dhe e kuptojmë më mirë që ndeshjet zgjasin 95 minuta. Tani e kuptojmë që duhet të luajmë si ekip dhe të vuajmë”.

ARTHUR- “Ai zhvilloi një ndeshje të mirë, jam i lumtur. Eksperimenti me Locatellin ishte gjithashtu i suksesshëm”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco