Vlahovic: Nuk kam bërë asgjë i vetëm, merita është e gjithë skuadrës

Vlahovic: Nuk kam bërë asgjë i vetëm, merita është e gjithë skuadrës

22:10, 26/02/2022

Dushan Vlahovic konsolidon bardhezinjtë në vend të katërt në Serie A, duke bërë që të jetë një prej skuadrave pretendentë të rikthyera edhe në garën për titull. Pas ndeshjes, serbi ka dhënë përshtypjet e para për këtë paraqitje personale.

“Këto tre pikë peshojnë shumë, sidomos prej faktit që ne vinim nga dy barazime. Ishte shumë e rëndësishme për ne ta fitonim këtë sfidë. Fatmirësisht ja dolëm dhe për këtë jemi të gjithë shumë të lumtur”.

I ardhur në merkaton e janarit, Vlahovic është bërë menjëherë protagonist teksa ka shënuar katër gola me Juventusin, tre prej të cilëve në kampionat dhe një në Champions

“Nuk kam bërë asgjë i vetëm, pasi mendoj se një futbollist s’mund të arrijë asgjë. Merita është e gjithë skuadrës. Nëse jemi kompakt dhe nëse do të jemi të gjithë bashkë, atëherë mund të arrijmë rezultate të rëndësishme. Fillimisht nuk isha ambientuar, siç e ka thënë edhe trajneri, që më duhej kohë për t’u futur në ritmet e duhura. Të gjithë më janë gjendur pranë dhe me kanë ndihmuar”.

Vlahovic pyetet edhe nëse në kampin juventin diskutohet çështja e titullit, duke parë që Milani kryesues tashmë është vetëm 7 pikë larg.

“Titulli nuk është asnjëherë utopi për Juventusin. Vetëm se ne përqendrohemi te ndeshja e radhës dhe të shohim se çfarë do të ndodhë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco