Miliarderi rus, Roman Abramovich jep dorëheqjen nga drejtimi i Chelsea

Miliarderi rus, Roman Abramovich jep dorëheqjen nga drejtimi i Chelsea

20:24, 26/02/2022

Roman Abramovich ka vendosur largohet nga detyra si drejtues i klubit të Chelsea,duke i dhënë fuqitë vendimmarrëse drejtuesve të Fondacionit të Bamirësisë së Çelsit..

Pronari rus i bluve të Londrës, tregoi vendimin e tij në një komunikatë të publikuar nga klubi, në një periudhë ku e ardhmja e tij është vënë në dyshim pas zërave të vazhdueshëm për sanksione ndaj miliarderit rus pas shpërthimit të luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.

"Gjatë përvojës gati 20-vjeçare të Chelsea FC, gjithmonë e kam parë rolin tim si kujdestar i klubit, puna e të cilit është të sigurojë që ne të jemi aq të suksesshëm sa mund të jemi sot, si dhe të ndërtojmë për të ardhmen, ndërsa gjithashtu duke luajtur një rol pozitiv në komunitetet tona.

Gjithmonë kam marrë vendime me interesin më të mirë të Klubit në zemër. Unë mbetem i përkushtuar ndaj këtyre vlerave.

Kjo është arsyeja pse unë sot po u jap administratorëve të Fondacionit Bamirës të Chelsea edhe kujdesin e Chelsea FC.

Unë besoj se aktualisht ata janë në pozitën më të mirë për t'u kujdesur për interesat e klubit, lojtarëve, stafit dhe tifozëve", është shprehur Abramovich.

Pasojë e sanksioneve ndaj Rusisë?
Në letrën e tij, Abramovich tregohet i kursyer dhe nuk jep arsyen e vërtetë të dorëheqjes nga pronar i klubit të Chelsea. Ai ka patur probleme për të jetuar në Britaninë e Madhe që prej vitit 2018. Që atëherë kishte kritika ndaj manjatit rus, por pas nisjes së ofensivës ruse ndaj Ukrainës, ishte parashikuar që ai do të kishte probleme edhe më të mëdha. 

Abramovich konsiderohet si një prej mbështetësve më të fuqishëm ekonomikisht të pushtetit të Putin. Që nga dita e enjte (kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës), autoritetet në Britaninë e Madhe kanë marrë indikacione që atij t’i bëhet e pamundur hyrja për të jetuar në këtë vend.

Abramovich në krye të Chelsea bëri revolucion me investime duke e kthyer në një nga klubet më të rëndësishme, por sot Rusia shihet me sy tjetër dhe kjo ka ndikuar edhe te Abramovich.

Ai në fakt prej muajsh nuk është prezent në “Stamford Bridge” pasi ka probleme me hyrjen në Mbretërinë e Bashkuar, teksa tanimë nuk do të ketë asnjë shans për të jetuar pasi çdo aplikim për vizë do t’i bëhet e pamundur.

Abramovich është përfshirë në listën e 35 oligarkëve të konsideruar nga opozitari rus, Navalny si një prej mbështetësve dhe ai që me financat e tij mundëson qëndrimin në pushtet të Vladimir Putin teksa në Britani, manjati rus zotëron një residence prej 125 mln Paund të ndodhur në Kensington.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco