Longo: Ekipet e tjera nuk luajnë futboll, humbasin shumë kohë në fushë

Longo: Ekipet e tjera nuk luajnë futboll, humbasin shumë kohë në fushë

20:06, 26/02/2022

Pas ndeshjes me Laçin, trajneri i verilindorëve Diego Longo theksoi se Kukësi luan futboll të vërtetë, pasi sipas tij skuadrat e tjera dinë vetëm të vonojnë lojën. Ai shtoi ndër të tjera se Kukësi ka një ecuri shumë të mirë dhe për këtë gjë duhet të vlerësohet.

Barazimi: “Ndodhi që jemi në vendin e tretë, që në fazën e parë kemi marrë 7 pikë në 4 ndeshje edhe në fazën e dytë e të tretën. Ndoshta jemi ambicioz dhe synojmë gjëra të mëdha, por ndonjëherë nuk ndodhin. Flasin keq për ne kur humbim, por nuk flasin mirë kur fitojmë. Ndërsa e kundërta ndodh me Vllazninë, flasin mirë për të dhe trajnerin e saj edhe pse janë pas nesh.

Vllaznia: “Nuk them që duhet të flitet keq për Vllazninë, por kur është më pak pikë se ne flitet mirë për Vllazninë, unë vetë e vlerësoj Vllazninë më shumë se skuadrat e tjera, por për të flasin mirë gjithë kohës, ndërsa për ne jo.”

Pse nuk flasin mirë për ju? E respektoj këtë që gazetarët thonë, por unë kam idenë time, ndoshta të gjithë ekipet kur luajnë kundër nesh nuk luajnë futboll. Kur them që ekipet e tjera nuk luajnë futboll, e them se humbasin shumë kohë në fushë, ne mundohemi ta ndryshojmë këtë gjë, por ata na pengojnë.”

Çfarë i thoni lojtarëve? "Futbollistëve u thash që të mos dëgjojnë fjalët e këqija që mund të thuhen pas barazimit ndaj Teutës dhe e përsëris që po bëjmë të njëjtën gjë që bëmë në dy fazat e para, pra kemi 7 pikë në katër ndeshje.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco