Eriksen debuton me Brentford, United ndalet në shtëpi nga Watford

Eriksen debuton me Brentford, United ndalet në shtëpi nga Watford

18:31, 26/02/2022

Kanë përfunduar  tre ndeshje të tjera për javën e 27-të të Premier League.

Christian Eriksen ka debutuar zyrtarisht me fanellën e Brentford. Ai u kthye në fushë 8 muaj pas arrestit kardiak të ndodhur në “Euro 2020”.

Ndërkohë, për sa i përket ndeshjes, Brantfordi i tij u mposht në shtëpi nga Newcastle me rezultatin 2-0. Joelinton dhe Willock i dhanë fitoren ekipit.

Eriksen nga ana tjetër, u aktivizua në minutën e 52-të të takimit.

Manchester United dhe Watford u ndanë me rezultatin e bardhë 0-0. Pavarësisht rasteve të shumta për shënim, as “Djajtë” dhe as Watford nuk ia dolën dot të zhbllokonin rezultatin. Cristiano Ronaldo pati disa raste të mira shënimi, ku në rastin e vetëm që e çoi topin në rrjetë, anësori akordoi një pozicion jashtë loje.

Në barazim është ndalur edhe sfida tjetër midis Crystal Palace dhe Burnleyt. Golit të Schlupp në minutën e 9, iu përgjigj për fatin e keq të tij, mesfushori Milovojevic që shënoi një gol në portën e vetë.

Kështu, United shpërdoron një rast të artë për të marrë tre pikë ndaj Ëatfordit të vendit të parafundit. Megjithatë, ata qëndrojnë në vendin e katërt në kuotën e 47 pikëve, të rrezikuar nga Arsenali me dy pikë më pakë, por edhe me dy ndeshje më pak.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco