Bylisi rikthehet te fitorja, Tomori mposht Shkumbinin

Bylisi rikthehet te fitorja, Tomori mposht Shkumbinin

16:55, 26/02/2022

Kanë përfunduar katër ndeshje të kategorisë së parë këtë të shtunë në kuadër të javës së 21. Bylisi është rikthyer te fitorja dhe vazhdon ecurinë e tij drejt Superiores pasi mposhti me rezultatin minimal 1-0 Burrelin. Ishte goli i Ruçit ai që vendosi takimin dhe i dha tre pikë ballshiotëve.

Korabi i vendit të tretë nga ana tjetër ka rënë kundër Turbinës me rezultatin minimal 1-0. Ishte Ahmataj në minutat e fundit të takimit ai që vendosi gjithçka duke i hequr mundësinë Korabi të mbante rritmin e kryesuesve.

Tomori mposhti me goleadë Shkumbinin me rezultatin 5-2. Ishte Oshafi që hapi festivalin e golave, përpara se Pepa të dyfishonte gjithçka. Megjithatë, Shkumbini reagoi me Osman pak minuta më vonë duke ngushtuar rezultatin, por Mancellari e mbylli pjesën e parë me rezultatin 3-1.

Në pjesën e dytë, ishte sërish Oshafi ai që gjeti rrugën e rrjetës, ndërsa Nunes ngushtoi sërish për Shkumbinin që e çoi rezultatin në 4-2. Për të vulosur gjithçka mendoi sërish Oshafi që shënoi edhe golin e pestë për Tomorin dhe të tretin personal në këtë takim.

Në paqe është mbyllur sfida midis Besëlidhjes dhe Lushnjes. Miqtë kaluan të parët në avantazh me anë të Himas, përpara se Besëlidhja të përmbyste gjithçka me dygolëshin e Danaj. Megjithatë, Lushnja ia doli të dilte nga ky takim me një pikë falë golit të Lajthisë në minutat e fundit të takimit.

KATEGORIA E PARË – JAVA 21

E shtunë, më 26 shkurt, ora 14:00

Tomori-Shkumbini 5-2

Shënues: Oshafi 6′, 49′, 55′ Pepa 23′, Manellari 42’/ Osma 27′, Nunes 52′

Turbina-Korabi 1-0

Shënues: Ahmetaj 80′

Bylisi-Burreli 1-0

Shënues: Ruçi 38′

Besëlidhja-Lushnja 2-2

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco