VIDEO/ Një tjetër sportist rus kundër Putinit: Jo luftë, ju lutem!

VIDEO/ Një tjetër sportist rus kundër Putinit: Jo luftë, ju lutem!

15:48, 26/02/2022

Tenisti rus Andrey Rublev shkroi një mesazh vërtet të guximshëm në një kamerë televizive, disa momente pasi kaloi në finale të Kampionatit të Dubait.

Një video e Rublevit, teksa shkruante: "Jo luftë, ju lutem" në një kamerë televizive menjëherë pasi mundi Hubert Hurkacz të Polonisë në ndeshjen gjysmëfinale, pushtoi rrjetet sociale.

"Në këto momente e kupton se ndeshja ime nuk është e rëndësishme. Nuk ka të bëjë me ndeshjen time, si ndikon tek unë. Ajo që po ndodh është shumë më e tmerrshme.Ju e kuptoni se sa e rëndësishme është të kemi paqe në botë dhe të respektojmë njëri-tjetrin. Ne duhet të kujdesemi për tokën tonë dhe për njëri-tjetrin. Kjo është gjëja më e rëndësishme," tha Rublev të enjten.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco