Se sa i madh është Lionel Messi, flet edhe fakti që Papa Francesco i dërgoi së fundmi një fanellë yllit argjentinas.
Lionel Messi ka pranuar një “bekim” nga Papa Francesco.
Ky i fundit i dërgoi Messit një fanellë me autografin e tij.
Papa kishte nënshkruar një fanellë të Athletica Vaticana më 12 dhjetor, për Lionel Messin, por lojtari e pranoi më 23 janar.
Për t’i dhënë fanellën Messit u përkujdes Emmanuel Gobilliard, peshkopi ndihmës i Lyon-it, i ngarkuar nga Konferenca e Peshkopëve Francezë që të merret me Lojërat Olimpike Paris 2024.
Kështu tashmë ka ndodhur shkëmbimi i fanellave mes Messi dhe Papës, pasi kryeministri francez, Jean Castex, i kishte dhënë Papa Franceso një fanellë të Messi me numrin 30.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: