‘Blindohet’ FSHF-ja në prag të zgjedhjeve për kreun e  Shoqatës Rajonale të Futbollit të Tiranës

‘Blindohet’ FSHF-ja në prag të zgjedhjeve për kreun e Shoqatës Rajonale të Futbollit të Tiranës

15:02, 24/01/2022

Në orën 15:00 do të nisin dhe Zgjedhjet e Shoqatës Rajonale të Futbollit të Tiranës.

Kandidatë për të marrë në dorë Shoqatën Rajonale të Futbollit të Tiranës janë dy: ish-kapiteni i bardhebluve Krenar Alimehmeti dhe Eduard Prodani, i cili po mbështetet në çdo lloj forme nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

Pritet të jetë një “garë e nxehtë’, për vetë faktin e përfshirjes së Veliajt me anë të kërcënimeve ndaj anëtarëve të Shoqatës Rajonale të Futbollit Tirana.

Për këtë arsye, disa minuta para se të nisin zgjedhjet, në ambientet e FSHF-së ka shumë forca të policisë private se zakonisht.

Në ambientet e Federatës tashmë kanë mbërritur edhe dy kandidatët, Eduard Prodani dhe Krenar Alimehmeti.

Image

Janë 40 delegatë ata të cilët do të votojnë pas pak për kreun e ri të Shoqatën Rajonale të Futbollit të Tiranës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco