‘Tirona Fanatics’ bojkoton derbin me Dinamon: Policia konsideron 120 tifozë si kriminelë

‘Tirona Fanatics’ bojkoton derbin me Dinamon: Policia konsideron 120 tifozë si kriminelë

14:28, 24/01/2022

Sot në orën 19:45 në “Air Albania’ do të luhet derbi i kryeqytetit Dinamo-Tirana.

Kjo sfidë është e vlefshme për javën e 17-të të Superligës, por një lajm aspak i mirë vjen për Tiranën.

Grupimi më i madh i tifozëve bardheblu, “Tirona Fanatics” kanë bërë me dije se nuk do të jenë në stadium për të mbështetur ekipin e tyre.

Në një postim në Facebook, ultrasit e Tiranës deklarojnë se do të bojkotojnë derbin me Dinamon në shenjë proteste ndaj policisë.

Postimi i “Tirona Fanatics”

Tirona Fanatics nuk do jetë prezent sot për të mbështetur ekipin e zemrës.

Përvec kartave ID që do kërkohen për cdo tifozë, do jetë një listë me mbi 120 emra ku do ti mohohet e drejta për të hyrë ne stadium , policia i konsideron këta tifoze si kriminel.

Tirona Fanatics do ti qëndrojë  këtij vendimi që prej 2006 e deri në fund.

As sot , as dje , dhe as nesër !

Gjithmonë Fanatics

Gjithmonë Ultras

Gjithmonë me Tironen !”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco