Te Partizani nuk kanë fund ndryshimet. Drejtori i emëruar pak ditë më parë, Dritan Dervishi është larguar nga “demat”.
Burime pranë klubit të kuq mësohet se gjatë grumbullimit të skuadrës në qytetin e Elbasanit për tu përgatitur për ndeshjen e sotme ndaj Kastriotit, Dervishi ka pasur mosmarrëveshje me Olsi Ramën për çështjen e merkatos, por edhe të hierarkisë në klub.
Nuk dihet ende se cili do të marrë postin e Dervishit, i cili pak ditë më parë u emërua në pozicionin e drejtorit të skuadrës kryeqytetase.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: