Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Zyrtare/ Tirana e mbyll me sulmuesin ganez, klubi bardheblu njofton se...

Zyrtare/ Tirana e mbyll me sulmuesin ganez, klubi bardheblu njofton se...

13:41, 20/01/2022

Richard Danso nuk është më lojtari i Tiranës. Lajmi është bërë publik nga vetë klubi kryeqytetas përmes një postimi në rrjetet sociale.

Bardheblutë njoftojnë se kanë vendosur të ndërpresin kontratën me konsensus me sulmuesin ganez. 21 vjeçari iu bashkua Tiranës në muajin tetor të vitit 2020, por nuk arriti të lërë gjurmë, duke u larguar kështu nga skuadra kryeqytetase.

Ditën e djeshme u publikua lajmi se ganezi për shkak të sjelljes jokorrekte duke thyer rregullat në klub, ishte dënuar nga Tirana duke e dërguar për tu stërvitur te U-21.

“Klubi i Futbollit Tirana njofton ndërprerjen e kontratës me lojtarin Richard Danso. Sulmuesi i cili iu bashkua ekipit në Tetor të vitit 2020 ka pranuar ndërprerjen me konsensus të bashkëpunimit,” thuhet në postimin e Tiranës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco