‘Çmenden’ sheikët, ofertë marramendëse yllit të Real Madrid

‘Çmenden’ sheikët, ofertë marramendëse yllit të Real Madrid

14:20, 18/01/2022

Sulmuesi belg, Eden Hazard, nuk është aspak i lumtur tek gjigandët spanjoll, shkak janë bërë minutat e pakta që ka në dispozicion. 

Carlo Ancelotti nuk e ka të preferuar për skemat e tij belgun dhe kjo e ka shtyrë lojtarin të mendojë largimin, teksa në drejtim të tij kanë shfaqur interes disa skuadra. 

“El Nacional” bën me dije se sheikët e Newscastle  i kanë afruar 31-vjeçarit 40 milion euro. 

“Los Blancos” kërkojnë të paktën 50 milion euro për lojtarin e tyre, teksa kujtojmë se madrilenët kanë shpenzuar 115 milionë euro kur e blenë nga Chelsea dhe kurrsesi nuk do donin të humbisnin në këtë transferim. 

Mbetet të shihet në vazhdim se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e Eden Hazard 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco