Djokoviç ndalohet sërish/ Ministri australian: Rrezik për trazira civile

Djokoviç ndalohet sërish/ Ministri australian: Rrezik për trazira civile

09:55, 15/01/2022

Tenisti numër 1 në botë, Novak Djokovic është ndaluar sërish në Australi, përpara seancës gjyqësore ku do vendoset nëse ai lejohet të qëndrojë në vend.

Tenisti i pavaksinuar rrezikon deportimin nga vendi pasi viza iu anulua për herë të dytë.

Qeveria thotë se 34-vjeçari serb është rrezik për shëndetin publik. Kurse avokatët e tenistit thonë se ky është një vendim irracional.

Sipas Guardian, serbi mund të mos ketë më shans që të mbrojë titullin në ‘Australian Open’ për shkak se mund të përballet me një ndalim udhëtimi prej tre vitesh në Australi.

Ministri i Emigracionit, Alex Hawke tha se ai personalisht ka vendosur të anulojë vizën për tenistin e pavaksinuar.

Sipas tij, prezenca e Djokovic mund të nxisë trazira civile, pasi ai inkurajon personat e tjerë të pavaksinuar kundër Covid.

Ministri tha se ai shihet si një talisman në mesin e komunitetit anti-vaksinë dhe kjo gjë mund të sjellë trazira.

“Ai është një person me ndikim dhe status,” tha ministri.

Më përpara Australia është përballur me protesta kundër masave kufizuese dhe kundër vaksinimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco