Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

E thotë shoku i skuadrës: Broja ka një të ardhme të shkëlqyer, është një lojtar i madh

E thotë shoku i skuadrës: Broja ka një të ardhme të shkëlqyer, është një lojtar i madh

17:25, 03/01/2022

Armando Broja është duke shkëlqyer në një nga kampionatet më të fortë në botë siç është Premier League.

20-vjeçari, pjesë e Southampton (në formën e huazimit nga Chelsea), ia ka dalë të bëhet lider i “Shenjtorëve” teksa ka realizuar katër gola në kampionat dhe dy në Kupë.

Këto statistika kanë detyruar trajnerin Hasenhuttl ta konsiderojë shqiptarin si titullar të skuadrës, teksa sulmuesi kuqezi ka fituar edhe respektin e shokëve të skuadrës.

Së fundmi, Jan Bednarek ka folur mbi futbollistin e kombëtares së Shqipërisë, ndërsa thekson se Broja bëhet më i mirë nga dita në ditë.

Broja ka një të ardhme të shkëlqyer para tij, është një lojtar i madh dhe po mëson me shpejtësi. Pati disa vështirësi në fillim në lidhje me përshtatjen në skuadër, por edhe me kampionatin pasi Premier League ka një intensitet shumë të lartë. Por, ia ka dalë shumë mirë dhe këtë mund ta shohim ndeshje pas ndeshje pasi Broja përmirësohet ditë pas dite. Ka një të ardhme të madhe para tij”, u shpreh polaku i Southampton.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco