Real Madrid me mendjen ende te pushimet, e nis me humbje 2022-shin

Real Madrid me mendjen ende te pushimet, e nis me humbje 2022-shin

16:34, 02/01/2022

'Mbretërorët' e Real Madrid e kanë nisur në mënyrën më të keqe të mundshme vitin 2022. 

Pas 12 javësh radhazi, 'galaktikët' u rikthyen te humbja në La Liga.

Në transfertën me Getafen, djemtë e Carlo Ancelottit e pësojnë me një humbje minimale 1-0. 

Edhe pse me mungesa të rëndësishme për shkak të infektimit të disa lojtarëve me COVID-19, "Los Blancos" janë larg atij ekipit që mori një seri të gjatë rezultatesh pozitive dhe sot u mundën pas 12 javësh për herë të parë.

Në duelin me Getafen gjithçka u vendos nga një gol në minutën e 9', më shumë një gabim i mbrojtjes madrilene në fakt dhe që pas rrjetës u luajt pothuajse me një portë.

Të shumtat ishin tentativat e Benzema me shokë të cilët nuk e gjetën dot portën dhe largohen kokë ulur nga fusha e Getafe.

Pavarësisht kësaj humbje, Real Madrid vijon të jetë në vendin e parë të La Liga me 46 pikë, 8 më shumë se Sevilla e vendit të dytë, të cilët nesër luajnë në tranfertën e Cadiz. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco