Kumbulla uron Vitin e Ri: Jam i motivuar për ta bërë vitin 2022 të veçantë

Kumbulla uron Vitin e Ri: Jam i motivuar për ta bërë vitin 2022 të veçantë

12:02, 01/01/2022

Marash Kumbulla i ka uruar të gjithëve vitin e ri, me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Mbrojtësi shqiptar i Romës shprehet se në vitin 2022 do jetë energjik dhe më i motivuar se kaq, për të arritur objektiva të rëndësishëm.

‘Mirënjohës për gjithçka kam përjetuar vitin e fundit, por jam energjik dhe i motivuar për ta bërë vitin 2022 edhe më të veçantë! Gëzuar Vitin e Ri të gjithëve!’, shkruan Marash Kumbulla.

21 vjeçari po luan sezonin e tij të dytë në Romë, teksa ka zhvilluar 7 ndeshje këtë edicion. Në sezonin e parë luajti 21 takime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco