Pyetet për Haaland, Guardiola reagon i zemëruar: Mos më bëni...

Pyetet për Haaland, Guardiola reagon i zemëruar: Mos më bëni...

09:45, 11/12/2021

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, nuk ka dashur të flasë për transferimin e mundshëm të Erling Haaland.

Ditët e fundit, agjenti i Haaland, Mino Raiola ka lënë të kuptohet se klienti i tij mund të ndryshojë fanellën në fund të sezonit, dhe ai vuri në dukje katër klube si favoritë për të transferuar norvegjezin.

“Për momentin opsionet më realiste janë Bayern Munich, Real Madrid, Barcelona dhe Manchester City”, tha Raiola.

Sa i përket interesimit të qytetarëve, trajneri Pep Guardiola nuk ka pranuar të komentojë spekulimet në konferencën për shtyp, duke mos e lejuar gazetarin të përfundojë pyetjen.

“Le të kalojmë në pyetjen tjetër, mos më bëni asnjë pyetja nga këto sepse nuk do t'ju përgjigjem,” tha spanjolli i zemëruar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco