Shefi i Hamilton: Askush nuk do të jetë më i madh se Schumacher pavarësisht statistikave

Shefi i Hamilton: Askush nuk do të jetë më i madh se Schumacher pavarësisht statistikave

09:37, 11/12/2021

Nëse Lewis Hamilton, do të kurorëzohej kampion bote në Abu Dhabi të dielën (14:00), do të ishte titulli i tetë rekord për britanikun, por a do ta bënte kjo vërtet Hamiltonin pilotin më të madh të të gjitha kohërave?

Britaniku aktualisht ndan rekordin me Michael Schumacher, i cili, ashtu si Hamilton, ka fituar gjithsej shtatë tituj. Megjithatë, shefi i Mercedesit, Toto Wolff, 49 vjeç, i tha Bild se gjermani legjendar ishte i paarritshëm.

"Askush nuk do të jetë kurrë më i madh se Schumi. Edhe nëse statistikat thonë se Lewis është përpara. Por Michael ka pasur një ndikim në sport si askush tjetër, ai është një ikonë. Nuk mund të bëni një krahasim midis brezave. Lewis është më i madhi i gjeneratës së tij”, tha kreu i Mercedes.

Kujtojmë se të dielën në Abu Dhabi do të zhvillohet gara e fundit e sezonit të Formula 1, ku do të vendoset nëse titulli do t'i shkojë për Max Verstappen apo Lewis Hamilton.

Pavarësisht se ka një numër të njëjtë pikësh, Verstappen është ende në krye përpara garës së fundit, pasi ka më shumë fitore këtë sezon.

Kështu, Verstappen ka festuar në nëntë gara, ndërsa Hamilton ka fituar tetë herë, që do të thotë se holandezi do ta marrë titullin nëse asnjëra prej tyre nuk fiton pikë.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco