Përfshirja me politikën, reagon Sulejman Mema: E turpshme, i shërbej vetëm futbollit

Përfshirja me politikën, reagon Sulejman Mema: E turpshme, i shërbej vetëm futbollit

22:34, 10/12/2021

Sulejman Mema, përgjegjës i ekipeve kombëtare në FSHF, ka reaguar pasi qarkulloi lajmi se ai është përfshirë në nisma politike dhe se do të marrë pjesë nesër në kuvendin e PD-së të organizuar nga Sali Berisha në stadiumin “Air Albania”.

Nëpërmjet një reagimi publik, Mema thotë se është e turpshme që të keqpërdoret emri i tij.

“Kurrë nuk kam ngatërruar pasionet, dëshirat e vlerësimet e mia me punën dhe profesionin tim”, ka deklaruar Mema ndër të tjera.

Ja reagimi i tij i plotë:

“Të dashur miqtë e mi,

U çudita shumë kur lexova ditën e sotme ca akuza e aludime të turpshme ndaj emrit tim dhe një nga institucionet ku unë punoj. Dëshiroj t’ju garantoj të gjithëve se Sulejman Mema ka qenë gjithë jetën në shërbim të futbollit, gjë që do ta bej deri në fund të jetës time.

Kurrë nuk kam ngatërruar pasionet, dëshirat e vlerësimet e mia me punën dhe profesionin tim. Do të doja që mediat që më ka akuzuar, të më kërkojnë falje për akuzat e aludimet që kanë bërë në emrin tim”, shkruan Mema.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco