Guardiola zgjidhet trajneri më i mirë i nëntorit në Angli

Guardiola zgjidhet trajneri më i mirë i nëntorit në Angli

22:27, 10/12/2021

Manchester City përfitoi nga humbja e Chelsea në fushën e West Ham, mposhti 1-3 Watford dhe tani kryeson Premier League me 35 pikë pas javës së 15-të, me një pikë më shumë se Liverpool dhe dy mbi Chelsea.

Fitoret radhazi në kampionat për “Cityzens” kanë shkuar pesë, teksa Pep Guardiola është përzgjedhur trajneri i muajit nëntor në kampionatin më të bukur në planet, duke i fituar të tri ndeshjes e muajit që lamë pas.

50-vjeçari spanjoll drejton Manchester City prej verës së vitit 2016 dhe këtë çmim e fiton për herë të dhjetë, duke barazuar David Moyes, trajnerin e West Ham.

Objektivi i radhës për Guardiolën është arritja e emrave të mëdhenj si Sir Alex Ferguson dhe Arsene Wenger, ish-trajnerët e Manchester United dhe Arsenalit, me të parin që kryeson me 27 çmime si trajneri më i mirë i muajit, ndërsa francezi triumfoi në 15 raste.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco