VIDEO/ Presidenti Meta uron Briken Caljen: Na bëri të gjithëve krenarë me suksesin madhështor

VIDEO/ Presidenti Meta uron Briken Caljen: Na bëri të gjithëve krenarë me suksesin madhështor

19:53, 10/12/2021

Briken Calja ka shkruar historinë në Tashkent të Uzbekistanit, duke fituar 1 medalje ari dhe 2 argjendi në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes.

Peshëngritësi shqiptar mori medaljen e arit në stilin e shkëputjes, ndërsa medalje argjendi  në shtyje dhe dygarësh.

Menjëherë pas këtij suksesin, Presidenti i vendit, Ilir Meta, e ka uruar kampionin shqiptar me anë të një statusi në “Facebook”.

“Urime peshëngritësit tonë të shkëlqyer të rekordeve historike, Briken Calja, fitues i 1 medalje ari dhe 2 argjendi, në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes!

Një sukses madhështor i tij, që na bën krenar të gjithëve!”, shkruan Presidenti Meta në postimin e tij, të ciline  shoqëron edhe me videon e mëposhtme.