Agustin Kola reagon ndaj sulmeve politike: Ordinera me çorape në kokë, idetë e mia nuk mi imponuan dot në komunizëm

Agustin Kola reagon ndaj sulmeve politike: Ordinera me çorape në kokë, idetë e mia nuk mi imponuan dot në komunizëm

19:46, 10/12/2021

Pasi Agustin Kola, lojtari legjendar i Tiranës dhe i Kombëtares tha sot paradite se do ishte pjesë e Kuvendit të 11 dhjetorit, disa portale nisën sulmin ndaj tij.

Ish-futbollisti ka reaguar nëpërmjet një statusi në “Facebook”, duke deklaruar se idetë e tij nuk i janë imponuar as në komunizëm, e jo më tani.

Statusi i plotë i Agustin Kolës

“Vllezrit ene motrat e mija qe me keni mbeshtet gjithmone,

U bo disa kohe qe sulmohem nga ca ordinera. Une nuk e kam shume problem se jam msu, se qe nkoh te sistemit tjeter, mkan sulmu e mkan godit se e kane veshtire ta perballojne karakterin tim edhe rrespektin qe kane njerzit ndaj meje.

Gjithe jeten time si futbollist edhe si trajner e kom da mire pjesen e sportit me ate personale. Idete edhe besimet e mija personale nuk mi impono njeri, smi kane imponu dot me para kur shkoje nburg e jo kto kohe qe i pritem shume edhe luftum te gjithe.

Do doja qe po te kishin naicik seder, ordinerat ta heqin corapen nga koka dhe tme kerkojne falje mua, kolegeve te mi te rrespektum qe i kane perbalt me pa te drejte dhe organizates ku une punoj.

Agustin Kolen e kane majt gjithe jeten komt e veta, ta msojn mire ata qe me kane pas tmerr dikur ene mkan tmerr ene sot.”

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco