UEFA mbledh Komitetin Ekzekutiv më 16 dhjetor, ja çështjet në rendin e ditës

UEFA mbledh Komitetin Ekzekutiv më 16 dhjetor, ja çështjet në rendin e ditës

18:24, 10/12/2021

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të zhvillojë mbledhjen e radhës më 16 dhjetor 2021 përmes video-konferencës.

Në këtë mbledhje, ku do të marrë pjesë edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, do të diskutohet për Strategjinë e Futbollit, përditësimin mbi zhvillimin e rregulloreve të Fair Play-it financiar, çmimet e UEFA Grassroots, kompeticionet e Futsallit dhe Rregulloret Mjekësore të UEFA-s (edicioni 2022).

Për shkak të kufizimeve lokale të imponuara nga pandemia Covid-19 mbledhja do të zhvillohet online, ndërsa Presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin, do të dalë në një konferencë për shtyp në ora 13:30 pas përfundimit të mbledhjes.

Të gjitha vendimet e marra nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të komunikohen përmes një njoftimi zyrtar për media pas takimit.

Po më 16 dhjetor në Nion të Zvicrës do të hidhet shorti i eliminatoreve të UEFA Nations League 2022/2023, duke filluar nga ora 18:00.

Edhe shorti do të zhvillohet online dhe pa prezencë fizike të përfaqësuesve të federatave anëtare të UEFA-s.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco