Pellegrini rrëfen momentin e vështirë në karrierën e tij: Më thanë të mos luaja futboll, zemra filloi të...

Pellegrini rrëfen momentin e vështirë në karrierën e tij: Më thanë të mos luaja futboll, zemra filloi të...

15:50, 10/12/2021

Lorenzo Pellegrini ka dhënë një intervistë për “The Player Tribune”, gjatë të cilës kapiteni i Romës ka treguar se kush ka qenë momenti më i vështirë në karrierën e tij.

“Kur isha 16 vjeç zbuluan se në zemrën time kishte diçka që nuk shkonte siç duhej. Sikur të ngjisja disa shkallë, fillonte të më merrej fryma. Kisha shumë rrahje të çrregullta. Më thanë se duhet të mos luaja futboll për 6 deri në 8 muaj dhe se më pas do të vendosnim për të ardhmen. Pra nuk kishte vrap, as stërvitje, as futboll, as Romë”, ka thënë mesfushori.

"Artimia kardiake tani është vetëm një kujtim i keq, por disa situata nuk harrohen kurrë: “Gjithmonë kam qenë optimist, por ai moment ishte me të vërtetë delikat. Nuk mund të bëja asgjë, përveç diçkaje: të dëgjoja zemrën time.

Çdo mbrëmje mundohesha që të kuptoja frekuencën e rrahjeve të çrregullta. Ulesha në shtrat dhe prisja në qetësi absolute, mbyllja sytë dhe numëroja rrahjet.

Kur doktori më tha se u shërova, isha shumë i motivuar. Doja të vrapoja përgjithmonë. Mund të kisha pushtuar një shtet i vetëm. Nuk them asnjëherë që Roma do të jetë një trampolinë në karrierën time, Roma është vendi i duhur, pasi për të arritur këtu kam dhënë gjithçka”, ka përfunduar Pellegrini.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco