Allegri: Duhet të luajmë si një skuadër provinciale, kemi përballë një ekip të fortë

Allegri: Duhet të luajmë si një skuadër provinciale, kemi përballë një ekip të fortë

15:39, 10/12/2021

Pas kualifikimit si e para e grupit në Champions League, Juventusi duhet të përqendrohet në kampionat, ku ecuria e këtij sezoni nuk ka qene mbresëlënëse. Kalendari ka rezervuar një transfertë të vështirë në “Penzo” përballë Venezias këtë të shtunë:

“Do të jetë një ndeshje e çuditshme, në një fushë të ngushtë dhe përballë një skuadre shumë të mirë. Duhet të luajmë si një skuadër provinciale, duke përdorur grintën. Djemtë e dinë rëndësinë e ndeshjes dhe nuk do të gabojnë”, ka thënë në konferencën për shtyp në prag të kësaj sfide Massimiliano Allegri.

“Ndeshja kundër Venezias do të jetë shumë e komplikuar, sepse ata në shtëpi shënojnë shumë dhe vetëm kundër Interit nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës. Është një skuadër që luan mirë dhe kërkon që të reagojë pas humbjes me Veronën.

Pastaj kundër Juventusit nuk mungon asnjëherë motivimi. Duhet të luajmë si të barabartë me ta në mentalitet dhe në aspektin fizik, sepse më pas do të dalin në pah aftësitë tona teknike”.

“De Sciglio është mirë, ndërsa McKennie s’është akoma gati. Arthur erdhi me vonesë në stërvitje dhe nuk do të grumbullohet. Mungon edhe Ramsey. Dybala është stërvitur me skuadrën dhe është në dispozicion”, përfundoi trajneri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco