Vajza e Maradonës e zhgënjyer: Napoli nuk më lejon të hyj në stadiumin që mban emrin e babait tim

Vajza e Maradonës e zhgënjyer: Napoli nuk më lejon të hyj në stadiumin që mban emrin e babait tim

15:24, 10/12/2021

Dalma Maradona, vajza e futbollistit legjendar argjentinas Diego, aktualisht po kryen xhirimet e dokumentarit “La hija de Dios”, dhe pasi kanë vizituar disa lokacione në mbarë botën, duhet të vizitojnë Napolin në mes të dhjetorit. Megjithatë, ata përballen me një problemi të papritur.

Ashtu si çdo gjë që e rrethon Maradonën, edhe kjo histori, kujtim dhe homazh për babain e saj është shumë e ndërlikuar.

Dalma planifikoi të shkonte në stadium për të xhiruar një pjesë të dokumetarit, i cili në fillim mori emrin San Paolo, ndërsa sot quhet Diego Armando Maradona.

"Napoli është ndalesa e fundit në udhëtimin tim. Nëpërmjet shtëpisë së prodhimit lokal Bronx ne kërkuam autorizimet e nevojshme për të filmuar në stadium, por Napoli na tha jo. Nuk mund ta besoja, kështu që i kërkova të provonin sërish. Ata u përgjigjën me një email shumë të shkurtër. "Kam kërkuar dhe kam marrë numrin e telefonit të presidentit Aurelio De Laurentiis, të cilit i kam shkruar me respekt, duke i shpjeguar projektin tim. Ai e pa mesazhin, por ende nuk kam marrë asnjë përgjigje," tha Dalma për Gazzetta dello Sport.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco