Rudiger drejt një aventure të re, klubi madrilen nis negociatat

Rudiger drejt një aventure të re, klubi madrilen nis negociatat

13:06, 10/12/2021

Drejtuesit e klubit madrilen kanë nisur bisedimet me futbollistin, Antonio Rudiger, dhe me skuadrën e Chelseas.

Rudigerit i përfundon kontrata në muajin qershor. Drejtusit dhe stafi i Ancelottit ka besim se se Rudiger ka gjithçka për të triumfuar në “Bernabeu”.

Në Madridit duan që ta mbyllin këtë marrëveshje sa më shpejt dhe të nisin bisedimet zyrtare që në janar.

Chelsea ka në dispozicion 20 ditë për t’i ndryshuar mendjen futbollistit, por ai gjithashtu është i gatshëm për të ndryshuar ambient dhe për të nisur një tjetër aventurë.

Tre mbrojtësve të Chelseas (Rudiger, Christensen dhe Thiago Silvës) iu përfundon kontrata në qershor. Prioriteti i Tuchel është që të rinovojë me gjermanin, por ai ka më shumë oferta sesa të tjerët.

Lufta është e hapur mes Perezit dhe Abramovichit. Reali kërkon ta mbyllë sa më shpejt këtë transferim, ashtu siç bëri me David Alaba.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco