Shorteu i Champions/ Ja skuadrat që mund të ‘peshkojnë’ Inter dhe Juventus

Shorteu i Champions/ Ja skuadrat që mund të ‘peshkojnë’ Inter dhe Juventus

12:38, 10/12/2021

Këtë të hënë në Nyon të Zvicrës, skuadrat e kualifikuara në Champions League mësojnë emrat e kundërshtarëve për në 1/8-at.

Duke marrë parasysh rregulloren e këtij formati ku skuadrat e të njëjtit vend, por edhe ato që ishin së bashku në një grup nuk mund të ndeshen bashkë në këtë fazë, skuadrat italiane Juventus dhe Inter, kanë një ide se cilët rivalë mund të “peshkojnë”, gjithmonë bazuar në probabilitet.

Kështu, pa Atalantën në fazën me eliminim direkt, bardhezinjtë e drejtuar nga Max Allegri kanë të njëjtin shans të vihen si përballë Villareal, ashtu dhe ndaj Atletico Madrid (18.71%).

Nëse shtohet edhe faktori i supersticionit, atëherë “Zonja e Vjetër” duhet të përgatitet për t’u ndeshur me madrilenët, pasi ky duel është parë shpesh gjatë viteve të fundit.

Pas ekipeve spanjolle me një përqindje pak më të ulët vjen PSG (17.81%), ndjekur nga Salzburg (15.08%), Benfica (14.82%) e Sportingu i Lisbonës (14.82%).

Sa i përket Interit, mundësitë më të mëdha janë që zikaltrit të gjejnë një skuadër angleze. United dhe Liverpool janë ato të cilët kampionët e italisë duhet t’i druhen më shumë bazuar në përllogaritje (18.71%), më pas vjen City (18.44%), Lille (16.18%) e më pas dyshja Ajax-Bayern (13.98%).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco