Bajrami: Jam frymëzuar nga Zidane, Shqipërinë e zgjodha me zemër!

Bajrami: Jam frymëzuar nga Zidane, Shqipërinë e zgjodha me zemër!

12:30, 10/12/2021

Nedim Bajrami po përjeton një moment fantastik me fanellën e Empolit në Serinë A me golat, asistet dhe paraqitjet e tij duke i dhënë pikë të çmuara skuadrës nga Toskana.

Trekuartisti i Kombëtares shqiptare ka folur në një intervistë me të përditshmen sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, duke shpjeguar pozicionin e tij të preferuar në fushën e blertë dhe duke treguar përse la Zvicrën dhe zgjodhi Shqipërinë:

“Pozicioni pas sulmuesve është roli im i preferuar, por kam luajtur edhe si sulmues i krahut të majtë në skemën 4-3-3. Zidani ka qenë ai që frymëzohesha.

Përse zgjodha Shqipërinë? Kam arsyetuar me zemër, më kanë thirrur dhe nuk kam menduar dy herë.”, përfundoi Nedim Bajrami.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco