Ibrahimovic synon të bashkohet me Messin dhe Ronaldon në ‘Klubin 300’

Ibrahimovic synon të bashkohet me Messin dhe Ronaldon në ‘Klubin 300’

12:10, 10/12/2021

Zlatan Ibrahimovic mund të bëhet lojtari i tretë pas Leo Messit dhe Cristiano Ronaldos që shënon 300 gola nw kampionatet më të mira evropiane.

40-vjeçari ka shënuar 299 gola që nga kalimi i tij nga Ajax te Juventus në vitin 2004. Ai shënoi 23 gola me bardhezinjtë , 57 me Interin, 73 me Milanin, 17 me Manchester United, 16 me Barcelonën dhe 113 me PSG.

Siç thekson “La Gazzetta dello Sport”, vetëm Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi kanë shënuar më shumë se 300 gola në ligë në vitet 2000.

Ronaldo ka 482 gola, 311 me Real Madridin, 81 me Juventusin dhe 90 me Manchester Unitedin.

Messi ka shënuar 474 gola me Barcelonën dhe ka gjetur vetëm një herë rrjetën në ndeshjet e Ligue 1 këtë sezon.

Ibrahimovic u rikthye për një periudhë të dytë te Milani në janar 2020 dhe ka shënuar gjashtë gola në 13 paraqitje në të gjitha garat me kuqezinjtë këtë sezon.

Milani u eliminua nga Champions League, duke përfunduar në fund të Grupit B me katër pikë në gjashtë ndeshje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco