Ish-sulmuesi anglez i habitur: Topi i Artë? Salah është lojtari më i mirë në botë, nuk e di se përse...

Ish-sulmuesi anglez i habitur: Topi i Artë? Salah është lojtari më i mirë në botë, nuk e di se përse...

12:07, 10/12/2021

Sulmuesi legjendar anglez, Alan Shearer, pretendon se Mohamed Salah është lojtari më i mirë në botë për momentin dhe nuk e ka të qartë se si përfundoi në vendin e shtatë në luftën për Topin e Artë.

Në një intervistë për “The Athletic”, golashënuesi më i mirë në historinë e Premierligës angleze ka rikonfirmuar se sa shumë e vlerëson Salah për gjithçka që bën në fanellën e Liverpool-it.

Image

"Mohamed Salah është lojtari më i mirë në botë për momentin. Golashënuesi më i mirë dhe lojtari më i mirë dhe pikë! Magjistari i vogël bën atë që di më mirë në kampionatin më të mirë në botë dhe e bën atë në ndeshjet më të mëdha kundër skuadrave më të forta në botë”, tha Shearer.

Sulmuesi i famshëm mbeti i befasuar pasi Salah përfundoi vetëm në vendin e shtatë në luftën për Topin e Artë.

"Ne vetëm mund të hamendësojmë se pse është ai në vendin e shtatë. Njerëzit janë të fiksuar pas Messit dhe Ronaldos, gjë që është logjike duke pasur parasysh se sa dominues ishin në futbollin modern. Megjithatë, nëse më jepni një shans për të zgjedhur një lojtar për ekipin tim, do të jetë Salah”, përfundoi Shearer.

Kujtojmë se Salah ka qenë në formë fenomenale që nga fillimi i sezonit aktual. Ai ka shënuar 20 gola në 21 ndeshje dhe është një lider absolut i Liverpool.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco