Trajneri i Leicester është plotësisht i sinqertë pas dështimit: Nuk e di se çfarë është Conference League

Trajneri i Leicester është plotësisht i sinqertë pas dështimit: Nuk e di se çfarë është Conference League

10:52, 10/12/2021

Trajneri i Leicesterit, Brendan Rodgers, pas humbjes me Napolin dhe eliminimit nga  Europa League, thotë se nuk e ka idenë se çfarë kompeticioni është UEFA Conference League, në të cilën ky klub do të vazhdojë të garojë në Europë.

Leicester përfundoi i treti në Grupin C të Europa League ku bënin pjesë Napoli, Spartak-u dhe Legia, dhe ndonëse para javës së fundit ishin favoritët më të mëdhenj për të kaluar në fazën e 1/16-tave, përfundimisht u larguan nga ky kompeticion.

Pas ndeshjes, Rodgers shpjegoi se lojtarët e tij të rinj bënë një lojë mjaft naive, ndërsa për vazhdimin e rrugës europiane në Ligën e Konferencës, ai thotë se nuk e di se për çfarë kompeticioni bëhet fjalë.

"Mendoj se lojtarët tanë të rinj luajtën në mënyrë naive dhe po i kërkoj skuadrës shumë më tepër këtë sezon, sepse ne luajtëm me disa formacione”, tha Rodgers i cili shtoi se nuk e ka idenë se çfarë lloj kompeticioni është Conference League:

"Conference League? Me gjithë respektin për atë kompeticion, nuk e kam idenë se çfarë është."

Pas kësaj ai tha se dëshironte të kalonte në fazën tjetër të Europa League.

“Unë isha i përqendruar vetëm në Europa League, por ndodhi ajo që ndodhi dhe…”, tha Rodgers pas ndeshjes.

Ndeshja e radhës e Leicesterit është të dielën kundër Neëcastle në stadiumin e tyre King Power.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco