FOTO - VIDEO/ Napoli në ankth për Lozanon: Meksikani u transportua me urgjencë në spital

FOTO - VIDEO/ Napoli në ankth për Lozanon: Meksikani u transportua me urgjencë në spital

10:24, 10/12/2021

Një lajm i keq vjen për Napolin dhe Luciano Spalletin në ndeshjen e mbrëmjes së djeshme ndaj Leisterit në stadiumin “Diego Armando Maradona” ku të kaltërit fituan me rezultatin 3-2 kanë humbur shërbimet e Hirving Lozanos pas një goditje të marrë në fytyrë gjatë një dueli me kundërshtarin e tij.

Sulmuesi anësor meksikan ka pësuar një goditje në fytyrë ku ka humbur dhe një dhëmbë. Menjëherë pas kësaj përplasjeje mjekët hynë në fushën e blertë për t’i dhënë ndihmën e parë, por duke qenë se ishte një goditje e fortë, ai la fushën e lojës për t’i bërë vend Malkui dhe për tu larguar me barrelë për në spital.

Të dhënat që ka njoftuar klubi i Napolit në komunikatat e publikuara në profilin e saj në “Twitter” shkruajnë se meksikani ka pësuar një traumë në pjesën e fytyrës.

Një lajm i keq ky për Spalletin ku do të bëjë pa shërbimet e tij në ndeshjet e rëndësishme të kampionatit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco