E trishtë, lojtari i NFL-së gjendet i pajetë në banesën e tij

E trishtë, lojtari i NFL-së gjendet i pajetë në banesën e tij

09:54, 10/12/2021

Ish-lojtari i NFL dhe fituesi i Super Boël 2016, Demaryius Thomas ka ndërruar jetë në moshën 33-vjeçare. Ai u gjend i vdekur në shtëpinë e tij në Georgia.

Mediat në Amerikë shkruajnë se nga rezultatet e para të hetimeve rezulton se shkaku i vdekjes ka qenë “me natyrë mjekësore”, dhe ky lajm ka tronditur opinionin e atjeshëm, duke pasur parasysh se ai është një lojtar jashtëzakonisht i famshëm i NFL-së.

 

 

Thomas u  bë pjesë e Denver në vitin 2010 si zgjedhja e 22-të, teksa luajti edhe për Houston Texans, Neë England Patriots dhe Neë York Jets.

Ai luajti për Denverin për tetë sezone dhe ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës, duke lënë gjurmë të mëdha pasi është i dyti në listën e të gjitha kohërave për "touchdoëns".

Në fillim të këtij viti ai ka bërë të ditur se do t’i jepte fund karrierës, ndërsa në ditët në vijim duhet të dihen më shumë rreth shkaqeve të vdekjes.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco