FOTO - VIDEO/ Postimet gazmore të Spartakut, në fokus ‘miqësia’ me Napolin dhe eliminimi i Leicester

FOTO - VIDEO/ Postimet gazmore të Spartakut, në fokus ‘miqësia’ me Napolin dhe eliminimi i Leicester

09:35, 10/12/2021

Sektori i Marrëdhënieve me Publikun i Spartakut të Moskës u frymëzua shumë pas fitores së kësaj skuadre ndaj Legia-s me rezultatin 1-0, që i siguroi kalimin në fazën me eliminim direkt, teksa disa postime në profilin e tyre në Tëitter tërhoqën shumë vëmendje.

Është e qartë se postimet më humoristike kanë qenë për Napolin, skuadër me të cilën ka patur marrëdhënie disi më të këqija pas dy ndeshjeve në fazën e grupeve.

Image

Kujtojmë se trajneri i Napolit, Luciano Spalletti nuk ka dashur t'i japë dorën rivalit nga pankina e Spartak, Luis Vitoria, pas fitores së skuadrës ruse me rezultatin 2-1 në ndeshjen e javës së pestë.

Pikërisht për këtë, por edhe për faktin që Napoli mundi Leicesterin, shërbimi i marrëdhënieve me publikun Spartak përfitoi nga kjo situatë dhe të paktën në rrjetet sociale “i hodhi topin” në raport me skuadrën nga Italia.

Kështu, pas fitores së madhe të mbrëmshme, ata bënë një sërë postimesh qesharake dhe interesante për të festuar kalimin në fazën me eliminim direkt, si dhe kanë prekur edhe skuadra të tjera, si Barcelona, ​​e cila po ashtu do të luajë në këtë kompeticion në pranverë.

Spartak përfundoi në vendin e parë në grup me 10 pikë, aq sa kishte Napoli, por ekipi nga Moska ishte më mirë në ndeshjet drekte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco