VIDEO/ Gol në 'frymën e fundit', sulmuesi shqiptar bën heroin në Superkupën e Italisë për të rinj

VIDEO/ Gol në 'frymën e fundit', sulmuesi shqiptar bën heroin në Superkupën e Italisë për të rinj

09:03, 10/12/2021

Eljon Tocivazhdon të bëjë protagonistin në futbollin e moshave në Itali. Sulmuesi shqiptar, pjesë e përfaqësueses U19 kuqezi e së fundmi edhe asaj U21, ka treguar talentin e tij duke ndihmuar skuadrën e Fiorentinës që të fitonte Superkupën e Italisë.

Në ndeshjen përballë Empolit ku aktivizohej Kristjan Asllani, Toci ishte titullar por vuajti në një sfidë ku ishte i rrethuar gjithmonë nga kundërshtarët. Megjithatë, ai tregoi se çfarë dinte të bënte në minutën e 91-të të takimit kur me një goditje perfektë me kokë, barazoi shifrat në 2-2 për skuadrën e tij duke e mbajtur në lojë.

Ndeshja shkoi me shtesa dhe rezultati nuk ndryshoi më, ndërsa në gjuajtët e penaltive, skuadra e sulmuesit shqiptar u tregua më e saktë nga pika e bardhë duke bërë të sajën trofeun.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco