Rezultatet e ndeshjeve të sotme në Europa League dhe Conference League

Rezultatet e ndeshjeve të sotme në Europa League dhe Conference League

23:04, 09/12/2021

Janë mbyllur ndeshjet e fundit në grupe të Ligës së Evropës dhe Ligës së Konferencës.

Dueli më interesant në kuadër të Ligës së Evropës ishte ai mes Lazios dhe Galatasarayt, duel që përfundoi me rezultat të barabartë pa gola.

Barazimi nënkupton që Galatasaray është fituese e grupit me 12 pikë të mbledhura, me skuadrën e Lazios që përfundon e dyta me nëntë pikë të mbledhura.

Në duelin tjetër të Grupit H, West Hami është mposhtur nga Dinamo Zagrebi, sidoqoftë ‘çekanët’ kishin siguruar më herët pozitën e parë.

Image

Në Ligën e Konferencës, Vittese ka arritur që të mposhtë Muran në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve, duke ia rrezikuar Tottenhamit pozitën e dytë, me londinezët që tani iu duhet patjetër fitorja ndaj Rennes për të kaluar tutje.

Kujtojmë që ndeshjes mes Spurs dhe Rennes është shtyrë pas një numri të lartë të lojtarëve të Spurs që kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco