Raiola zbulon të ardhmen e Haaland

Raiola zbulon të ardhmen e Haaland

22:20, 09/12/2021

E ardhmja e Erling Haaland është një nga temat më të nxehta të merkatos.

Edhe pse dëshira e Dortmundit është që ta mbajë në Signal Iduna Park sulmuesin, gjasat janë që norvegjezi të ndryshojë ambient në merkaton e verës.

Në Gjermani ka dhe shumë dyshime në lidhje me klauzolën e largimit, pasi shifra prej 75 milionë eurosh nuk është konfirmuar asnjëherë nga klubi verdhezi.

Për t’i hedhur më shumë benzinë zjarrit ka menduar agjenti i lojtarit, Mino Raiola, i cili ka deklaruar se prej dy vitesh është menduar e ardhmja e Haaland.

Italiani ka treguar se është punuar gjatë gjithë kësaj kohe për skuadrën e re të lojtarit, që me shumë gjasa e ka mbyllur me Bundesligën.

Deklarata e Raiolës natyrisht është një sinjal i qartë se largimi nga Dortmund tashmë është gati i sigurt.

21-vjeçari është një nga lojtarët që do e donte çdo skuadër në Europë, por duhet marrë në konsideratë dhe paga e lojtarit si dhe komisionet e larta, çka i privon disa prej ekipeve mundësinë për ta afruar në skuadër.

Real Madrid shihet si një nga ekipet favorite për të marrë shërbimet e norvegjezit, por gjithçka mbetet të qartësohet në merkaton e verës, kur sulmuesi ka hapësirën për t’u larguar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco