Villareali fiton ndeshjen e shtyrë me Atalantën dhe kualifikohet në Champions

Villareali fiton ndeshjen e shtyrë me Atalantën dhe kualifikohet në Champions

21:32, 09/12/2021

Atalanta i shtohet emrave të mëdhenj si Barcelona, Sevilla, Napoli e Dortmund, që do të garojnë në fazën 1/16-at të Europa League duke e bërë më interesant se kurrë këtë kompeticion që gjatë këtij edicioni do të ketë një fitues të ri.

Kjo pasi kampionia e edicionit të shkuar, Villareali, fitoi 3-2 përballë Atalantës në Bergamo duke u kualifikuar në raundin e 1/8 të Champions League dhe duke nxjerrë jashtë italianët.

Në ndeshjen që u shty me një ditë për shkak të reshjeve të dendura të dëborës, Atalanta e nisi shumë keq, duke pësuar gol që në minutën e 3-të nga Danjuma.

Në fundin e pjesës së parë Capoue shënoi edhe të dytin për nëndetësen e verdhë, ndërkohë që në fillimin e pjesës së dytë Danjuma gjeti golin e dytë personal me Villarealin që trefishoi shifrat.

Në pjesën e dytë Gasperini hodhi në fushë edhe Berat Gjimshtin dhe Atalanta ishte disi më stabël në mbrojtje, duke shënuar dy gola me Malinovksin dhe Zapatan në minutat 71 dhe 80.

Pak para fundit bergamaskët ishin të pafat pasi shtylla i mohoi golin Luis Murielit por edhe me një barazim skuadra e Gasperinit do ta mbyllte grupin pas Villarealit që me këtë sukses u rendit i dyti në grupin F me 10 pikë, 1 më pak se kryesuesit e Manchester United.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco