Manchester United vendos çmimin,  Ragnick do të shpërblehet nëse bind Haaland të...

Manchester United vendos çmimin, Ragnick do të shpërblehet nëse bind Haaland të...

11:53, 08/12/2021

Manchester United do paguajë trajnerin e përkohshëm, Ralf Rangnick me një bonus prej 10 milionë euro nëse e bind sulmuesin Erling Haaland të transferohet në “Old Trafford” në verën tjetër.

Haaland ka klauzolë lirimi në vlerë 75 milionë euro në Dortmund që bëhet aktive në verë dhe kërkohet nga top gjigantët evropianë, si Man United, City, Chelseas, Bayern Munich, Barcelona dhe Real Madrid.

Në raportimin e fundit, Rangnick pasi t’i skadojë kontrata si trajner i përkohshëm deri në fund të sezonit, do luajë rolin e konsulantit dhe thuhet se është tejet i interesuar për të sjellë Haaland.

Sipas Bild, Man United i ka premtuar gjermanit një vlerë prej 10 milionë euro bonus nëse arrin ta bind Haaland të transferohet në “Old Trafford”.

Raporti shton se Rangnick tashmë e ka planin e qartë për të transferuar teknikun norvegjez, që ka shënuar 71 gola dhe regjistruar 19 asistime në 70 ndeshje në të gjitha garat.

Kujtojmë, se tekniku gjerman kishte rol të rëndësishëm te RB Salzburg kur e transferuan nga Haaland nga Molde dhe ka lidhej të ngushtë me familjen e 21-vjeçarit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco