Shpallet lojtari i ndeshjes, Modriç shënon një rekord në karrierën e tij

Shpallet lojtari i ndeshjes, Modriç shënon një rekord në karrierën e tij

11:43, 08/12/2021

Real Madrid dhe Interi u përballën mbrëmjen e djeshme mes tyre në Champions League, ndeshje e cila pas fitores së madrilenëve 2-0, përcaktoi edhe skuadrën e vendit të parë në grup.

Luka Modric u shpall edhe lojtari i kësaj ndeshje, i cili ndaj italianëve zhvilloi edhe ndeshjen e 100 në Champions League, 92 ndeshje të zhvilluara me “Los Blancos” dhe 8 të tjerat të luajtura me Tottenham.

Modric është parë shumë i lumtur për fitoren e arritur nga skuadra duke u shprehur: “Jam shumë i lumtur për ndeshjen dhe rezultatin sepse donim të përfundonim të parët për t’u evituar më të mirët. Megjithatë s’ka shumë rëndësi shumë i pari apo i dyti sepse për ta fituar këtë trofe duhet t’i mundësh më të mirët”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco