Superiore/ Spikat Vllaznia - Partizani, ja përballjet e ditës së sotme

Superiore/ Spikat Vllaznia - Partizani, ja përballjet e ditës së sotme

11:16, 08/12/2021

Java e 12-të e Superiores vijon ditën e sotme me dy duele mjaft interesante, të cilat do të luhen te dyja në orën 16:45.

Në stadiumin “Loro Boriçi” do të luhet supersfida Vllaznia-Partizani.

Një takim ku skuadra shkodrane kërkon të vijojë ecurinë e rezultateve pozitive, ndërsa të kuqtë e Ilir Dajës të vazhdojnë me këto rezultate për të kapur ritmin e ekipeve kryesuese.

Gjithashtu në të njëjtin orar do të zhvillohet në stadiumin “Skënderbeu”, ndeshja Skënderbeu-Egnatia.

Parashikohet të jetë një ndeshje shumë e luftuar duke parë gjendjen dhe ecurinë e dy skuadrave ku fitorja u mungon prej disa javësh dhe kërkojnë me çdo kusht që të dalin nga vendet e fundit të tabelës së klasifikimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco